Thellohen tensionet mes Athinës e Moskës. Rusia dëboi sot dy diplomatë grekë. Vendimi i është komunikuar Ambasadorit Grek nga Ministria Ruse e Punëve të Jashtme si masë reciproke pas vendimit të Greqisë për të dëbuar dy përfaqësues të Ambasadës Ruse. Greqia dëboi në muajin korrik dy diplomatë rusë dhe u ndaloi hyrjen dy shtetasve të tjerë rusë pasi u kishin dhënë ryshfet 2 zyrtarëve grekë për të nxitur demonstrata kundër marrëveshjes me Maqedoninë.