Shpëtohet një 59-vjeçare që ishte hedhur në ujërat e lumit Buna, që t’i jepte fund jetës duke u mbytur. Punonjësit e Policisë së Shkodrës ndërhynë menjëherë pas njoftimit të marrë. Në gjendje të rëndë, por me shenja jete u transportua me autoambulancë në spitalin rajonal. Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftimi për ngjarjen dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Efektivët e Policisë kanë hyrë në ujë dhe kanë arritur të nxjerrin nga lumi shtetasen V. T., 59 vjeçe, në gjendje të rëndë, por me shenja jete.
Pas nxjerrjes nga uji, policët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa ajo është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.