Rreth një javë nga tërmeti shkatërrimtar i 5 Gushtit në Lombok të Indonezisë, bilanci i viktimave vazhdon të rritet. Autoritetet njoftojnë për 387 të vdekur e 13 mijë të plagosur, ndërsa 380 mijë vetë kanë mbetur të pastrehë në ishullin e bukur, që më së shumti frekuentohet nga turistë perëndimorë.