Rajoni

Thaçi: Jam pro bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën

Reagon sërish Presidenti i Kosovës, në lidhje me çështjen e kufijve me Serbinë. Në një status në rrjete sociale, Hashim Thaçi pohon se është pro bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Ai shkruan se është pro njohjes reciproke Kosovë-Serbi, por kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.