Aktualitet

Thaçi rikonfirmon: “Nuk ka ndarje të Kosovës”

Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, edhe sot Hashim Thaçi përjashtoi çdo opsion për ndarjen e Kosovës në idenë e tij për rikorrigjim të kufijve. Sipas Presidentit, “Pavarësisht vështirësive të çështjes, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë të kërkojnë bashkimin me Kosovën”. Thaçi tha se “Dialogu me Serbinë ka si qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe njohje reciproke e pajtim në mënyrë paqësore”.