Pas rrugëtimit në 4 qytete të Shqipërisë, sot zhvendosen në Kosovë audicionet në kërkim të zërit më të mirë në këtë edicion të 6-të të “The Voice of Albania”. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në orën 10-të në mjediset e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, pranë Studios “DGA Supersport”. Ndërkaq, tashmë është zyrtare se Alban Skënderaj do të jetë një prej trajnierëve të “The Voice of Albania 6”.