Art & Kulturë

“The Voice of Germany”, shqiptari Shpresim Ahmeti mahnit jurinë

Një shqiptar rrëmben simpatinë e jurisë së The Voice of Germany. Shpresim Ahmeti ia doli që falë interpretimit brilant dhe zërit të mrekullueshëm të marrë interesin e të 5 anëtarëve të jurisë në sesionin e kësaj jave. Djali nga Prekazi i Kosovës, i cili tashmë jeton me familjen në Gjermani, nuk bëri për vete vetëm publikun e jurinë, por edhe mediat, të cilat i kanë kushtuar hapësirë dhe elozhe zërit të veçantë të 18 vjeçarit Shpresim Ahmeti.