Bota

Thellohen përplasjet ekonomike Amerikë-Turqi

Donald Trump njoftoi dyfishimin e tarifave ndaj importeve turke të çelikut e aluminit, duke nxitur më shumë rënien e lirës, si dhe të tregjeve financiare. Presidenti i Turqisë, reagoi ashpër dhe paralajmëroi homologun amerikan se nëse nuk i jep fund veprimeve të njëanëshme dhe në mungesë respekti, Ankaraja do të detyrohet të gjejë miq e aleatë të rinj.  Rexhep Taip Erdoan theksoi se “Uashingtoni duhet të pranojë se Turqia ka alternativa”.