Art & Kulturë

Tiranë, nis sot Festivali Ndërkombëtar i Filmit

“Migracioni” hap sot Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shqipëri. Edicioni i 11-të i Festivalit për të Drejtat e Njeriut zhvillohet deri më 1 tetor, në Akademinë “MARUBI” dhe Arkivin Qendror të Filmit në Tiranë. Mes 45 filmave konkurrues, dy prej tyre janë produksione shqiptare.