13 leje drejtimi janë pezulluar nga Policia Rrugore e Tiranës, nga ora 22:00 e mbrëmjes, në 02:00 të mëngjesit. Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve, drejtuesit e penalizuar udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës. Shkelësit u kapën në tejkalim shpejtësie 138 deri në 166 kilometra në orë, kombinuar kjo dhe me konsum të pijeve alko’olike.