Auto & Moto

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla!

Pas më shumë se një dekade në treg, dy modelet më të përballueshme dhe praktike të Toyotës po dalin nga prodhimi. Kompania ka konfirmuar se prodhimi i Toyota Corolla Axio dhe Corolla Fielder do të përfundojë zyrtarisht në Japoni gjatë tetorit. Pas 13 vitesh në treg, këto modele do të dalin nga prodhimi dhe nuk mund t’i krahasojmë me Dacia-t japoneze, pasi kanë qenë edhe më të lira se automobilat e njohur rumun. Gjenerata E160 u projektua posaçërisht për tregun japonez. Këto modele gjetën një vend të veçantë, veçanërisht tek klientët e flotave, të cilët vlerësonin çmimin e përballueshëm dhe besueshmërinë e tyre.

Pavarësisht disa përmirësimeve në vitet 2015, 2017 dhe 2022, Corolla Axio dhe Fielder kanë mbetur kryesisht të pandryshuara. Ndryshe nga Corollat evropiane, këto modele japoneze bazoheshin në platformën e Toyota Yaris, më të vogël në madhësi. Toyota ofronte dy versione për këto modele: një motor 1.5-litërsh benzinë dhe një variant hibrid. Madje, versioni me benzinë ishte i disponueshëm edhe me traksion të të gjitha rrotave (AWD) dhe ndërrues automatik të shpejtësive CVT.

Sa i përket çmimeve, Toyota Corolla Axio fillonte nga 10500 euro, ndërsa Toyota Corolla Fielder (versioni karavan) nga 11400 euro. Përveç Japonisë, këto modele ishin të disponueshme edhe në tregje si Bangladesh, Hong Kong, Xhamajka, Zelanda e Re, Singapori dhe Sri Lanka. Ndërkaq, politikat pro tarifave të administratës së re të Donald Trump pritet të kenë ndikime të gjera në industrinë lokale të makinave.

Sipas të dhënave të reja, ato mund të godasin pothuajse 20% të të gjitha makinave të reja të shitura në të gjithë SHBA-në. Disa prodhues makinash do të goditen më shumë se të tjerët, duke përfshirë Volkswagen, Stellantis dhe Nissan. Nga 16.1 milionë automjete të lehta të shitura në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, 9.86 milionë prej tyre, ose 61%, janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe do të shmangin tarifat e reja 10% dhe tarifat e propozuara prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë, të cilat së fundmi u ndaluan për 30 ditë.