Prej rreth tre orësh, disa rrugë në vend, po përballen me ngarkesë tepër të lartë automjetesh. Me trafik, evidentohen Tiranë-Maminas-Gjiri i Lalzit, në vajtje; Unaza Shkozet-Shkëmbi i Kavajës; Fier-Levan; Dalja e Vlorës-Orikum; si dhe Fushë Krujë-Lezhë-Shëngjin-Shkodër. Akset e segmentet turistike janë nën monitorimin e patrullave të përforcuara të Policisë Rrugore. Për drejtuesit e makinave, autoritetet rikujtojnë shpejtësinë e moderuar e shmangien e pijeve alko’olike. Gjithashtu, nuk duhet harruar rripi i sigurimit, ndërsa ata që udhëtojnë me motorr, të jenë të pajisur me kaskën mbrojtëse.