Sot zhvillohet funerali i parë privat për disa nga viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i urës Morandi në Xhenova. Shumë familje kanë kundërshtuar funeralin shtetëror që do të zhvillohet të shtunën në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. Familjet e viktimave theksuan se nuk duan ceremoni farse dhe do të luftojnë për drejtësi kundër dështimeve të shtetit.