Rajoni

Tre të prekur nga virusi i Nilit në Kosovë

Në Kosovë janë tre të prekur nga virusi i Nilit, që pak ditë më parë i kushtoi jetën një personi. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Që nga fillimi i korrikut, Departamenti i Epidemiologjisë në Kosovë është në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar rastet e të prekurve nga virusi i Nilit.