Trump dhe Merkel bisedë telefonike për Ballkanin Perëndimor. Biseda mes Kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe Kancelares gjermane u zhvillua në një periudhë shtimi debatesh rreth normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë idetë për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh. Dy liderët, njëkohësisht aleatë të NATO-s, ndanë edhe shqetësimet rreth zhvillimeve në Siri, posaçërisht për situatën humanitare në rajonin rreth Idlibit.