Bota

Trump dyfishon tarifat ndaj Turqisë

Presidenti Donald Trump tha ka autorizuar dyfishimin e tarifave të çelikut dhe aluminit “lidhur me Turqinë”. Në një koment në Twitter, Presidenti Trump thotë se tarifa për importet e aluminit do të rritet 20 për qind ndërsa për çelikun 50 për qind. Ndërkaq  lira turke “po rrëshqet me shpejtësi në rënie kundrejt dollarit shumë të fortë!”Trump thekson se, “Marrëdhëniet e SHBA-së me Turqinë nuk janë të mira tani!”