Bota

Trump godet BE-në dhe Azinë për tarifat doganore mbi automjetet, 25% për ato të prodhuara jashtë vendit!

Presidenti Donald Trump ka kritikuar BE-në dhe shtetet aziatike për vendosjen e tarifave doganore mbi automjetet e prodhuara në SHBA.

‘SHBA aplikon një tarifë prej 2.4% për motorët e importuar. Ndërkohë, Tajlanda dhe shtetet e tjera po aplikojnë çmime shumë më të larta, si 60%. India aplikon 70% dhe Vietnami 75%,” shton ai.

Trump tha se do të vendos një tarifë doganore 25% mbi të gjitha automjetet e prodhuara jashtë shtetit.

Ai thotë se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten në Korenë e Jugut, dhe mbi 90% e makinave që shiten në Japoni prodhohen në Japoni, dhe se automjetet e prodhuara në SHBA përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël në këto shtete.

“Ford ka shitje shumë të vogla” në shtetet e tjera, thotë Trump, një pasqyrë e cila ka “shkatërruar” industrinë amerikane.

“Për këtë arsye, që nga mesnata, do të vendosim një tarifë 25% mbi të gjitha automjetet e prodhuara jashtë shtetit,” thotë Trump.

Në konferencën ku do të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv për tarifat e reja doganorë ndaj vendeve me të cilat SHBA ka marrëdhenië tregtare, Trump thotë se nuk është ende vonë dhe premton ta bëjë Amerikën të pasur përsëri.

“Ata na kanë marrë kaq shumë pasuri,” thotë ai. “Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë.”

Trump thotë se SHBA nuk mund të përballojë më të mbajë deficit tregtar me shtetet e tjera, duke sugjeruar se SHBA ka subvencionuar ato për një kohë shumë të gjatë.

“Ne kujdesemi për shtete në mbarë botën,” ankohet ai, dhe thotë se është koha që SHBA të kujdeset për njerëzit e saj.