Bota

Trump “ndëshkon” ish-drejtorin e CIA-s

Në një akt të paprecedentë ndëshkimi, Donald Trump i revokoi në mënyrë të papritur certifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, kritik i zëshëm ndaj tij. Presidenti Amerikan argumentoi se po përmbushte përgjegjësinë kushtetuese për të mbrojtur informacionet e klasifikuara të vendit. Por, Trump bëri dhe një lidhje të drejtpërdrejtë mes hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhje  e vendimit të tij, duke përmendur Brennanin mes atyre që i konsideron përgjegjës për atë hetim”.