Bota

Trump paralajmëron partnerët tregtare nëse bëjnë biznes me Iranin

Donald Trump iu drejtohet partnerëve tregtarë duke i paralajmëruar se nuk kanë më punë me Amerikën, nëse bëjnë biznes me Iranin. Presidenti reagoi në Tuitter ndërsa sot hynë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës Islamike. Ato ishin hequr kur Irani firmosi Marrëveshjen Bërthamore të 2015-ës, por Trump vendosi se pakti duhet braktisur.