Lifestyle

Truri yt nuk harron netët pa gjumë – edhe pas 15 ditësh? Zbulimi që po trondit shkencën!

Një studim i ri dhe i thelluar nga dy universitete në Finlandë ka sjellë në dritë një zbulim befasues: truri ynë nuk harron lehtë! Studiuesja Ana Triana, në bashkëpunim me një ekip neuroshkencëtarësh, përdori rezonancë magnetike funksionale (fMRI) për të monitoruar për 133 ditë aktivitetin e trurit dhe zakonet ditore të një individi — duke përfshirë gjumin, ushtrimet fizike, gjendjen emocionale dhe frymëmarrjen.

Çfarë zbuluan? Ndikimet që këto zakone kanë në tru nuk janë të përkohshme. Për shembull, një natë me pak gjumë, një ditë me humor të ulët apo aktivitet i dobët fizik – nuk ndikojnë vetëm atë ditë, por lënë gjurmë në tru që mund të zgjasin deri në 15 ditë.

Sipas studimit, efektet afatshkurtra ndihmojnë trurin të përshtatet, ndërsa ato afatgjata përqendrohen në zonat që lidhen me kujtesën, përqendrimin dhe gjendjen emocionale.

Pra, po – edhe netët e tua pa gjumë nga java e kaluar, apo një ditë kur nuk lëvizet fare, janë ende duke ndikuar në funksionimin e trurit sot.

Ky hulumtim rikonfirmon rëndësinë e zakoneve të përditshme për shëndetin mendor dhe neurologjik, dhe hap rrugën për qasje të reja në trajtimin e ankthit, stresit dhe lodhjes kronike.