Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u rizgjodh kryetar i partisë “Drejtësi dhe zhvillim”, AKP. Nga 1 mijë e 457 delegatë, në Kongresin e AKP-së votuan 1 mijë e 381. Erdogan mori të gjitha votat e tyre me përjashtim të njërës që u shpall e pavlefshme. Gjithashtu u zgjodhën bordet Drejtues dhe Ekzekutiv të partisë turke në pushtet.