Bota

Turqi, tentohet të sulmohet Ambasada e Izraelit në Ankara

Tentohet të sulmohet Ambasada e Izraelit në Ankara të Turqisë. Një 36-vjeçar turk me probleme mendore dhe i armatosur me thikë u përpoq të hynte në selinë diplomatike të Tel Avivit në kryeqytetin turk, por u pengua nga forcat e sigurisë që e plagosën me armë zjarri në këmbë. Në momentin  e sulmit, shtetasi i identifikuar si Osman Nuri Çaliskan deklaroi se do të ndalohet gjakderdhja në Lindjen e Mesme.