Ndërsa lira turke vijon të zhvlerësohet, edhe si pasojë e sanksioneve amerikane, Ankaraja thotë se ka gati Planin e Veprimit, por nuk dha detaje. Presidenti Erdogan përsëriti thirrjet ndaj turqve që të shesin dollarët dhe eurot në mbështetje të monedhës vendase. Molla e sherrit Amerikë-Turqi u bë pastori amerikan Endrju Brason, i arrestuar nga autoritetet turke me akuzat për terrorizëm. Uashingtoni që kërkon lirimin e tij, njoftoi dyfishim të tarifave ndaj importeve turke të çelikut e aluminit.