Michael Lohan, babai i aktores Lindsay Lohan, u arrestua përsëri në Palm Beach, Florida, për shkelje të dënimit me kusht, vetëm disa javë pasi u lëshua një urdhër arresti për sulm të dyshuar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kate Major. 64-vjeçari u arrestua më 21 shkurt në Spring, Teksas, pas një incidenti me Major, e cila raportoi në polici se ai e kishte rrëzuar nga karrigia disa ditë më parë. Autoritetet thanë se ajo kishte mavijosje në trup dhe ndjente dhimbje pas sulmit. Lohan u ndalua pa rezistencë dhe u mbajt nën akuzën e dhunës së vazhdueshme në familje, me një garanci prej 30,000 dollarësh.
Së fundmi, Michael Lohan u dënua me nëntë muaj burg për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Një ish-ndërmjetës i Wall Street-it është akuzuar për marrje ryshfeti në këmbim të drejtimit të të varurve në disa qendra rehabilitimi në Florida. Sipas aktakuzës, Lohan mori të paktën 25,000 dollarë për të dërguar të varurit nga droga në një qendër specifike trajtimi. Mes këtyre personave ishte edhe një grua me të cilën sipas prokurorisë ai në atë kohë ishte në një lidhje romantike.
Në vitin 2022, Lohan u shpall fajtor në gjykatë për ndërmjetësim në referimin e pacientëve, për të cilin u dënua me katër vjet dënim me kusht. Mirëpo, në shkurt të këtij viti, ai ka shkelur kushtet e dënimit me kusht kur u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, gazetaren Kate Major (42 vjeçe), me të cilën nuk jetonte më në atë kohë. Kate Major, me të cilën Lohan ka dy djem, Landon dhe Logan, e denoncoi ngjarjen në polici pasi ai e shoqëroi atë në takimin e mjekut. Sipas raporteve të policisë, Major u gjet me mavijosje të dukshme që dyshohet se i kishte pësuar disa ditë më parë kur Lohan dyshohet se e hodhi nga një karrige.