Në Venezuelë, pushteti nisi sot një ofensivë kundër Opozitës duke njoftuar daljen para Drejtësisë të deputetëve të akuzuar për përfshirjen në atentatin e dështuar të 4 gushtit ndaj Presidentit. Në sulmin e së dielës, dy dronë të armatosur kanë shpërthyer derisa Maduro ishte duke folur në një ceremoni ushtarake. Vetë Nicolas Maduro akuzoi si organizator ish-kreun e Parlamentit, opozitarin Julio Borges, i cili jeton në Kolumbi. Akuzave të Maduros nuk iu shpëtoi as presidenti kolumbian në ikje, Juan Manuel Santos. Bogotaja i hodhi poshtë këto pretendime.