Udhëheqësi suprem i Iranit hodhi poshtë ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për bisedime të pakushtëzuara për të përmirësuar lidhjet e ndërsjellta. Ayatollah Ali Khameney gjithashtu akuzoi qeverinë iraniane për keqadministrim ekonomik, përballë sanksioneve të rivendosura amerikane, ndaj vendit. Uashingtoni rivendosi sanksionet javën e kaluar, pasi presidenti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.