Zoë Kravitz dhe Harry Styles kanë ndezur spekulimet për një hap të madh në marrëdhënien e tyre, pasi aktorja u pa me një unazë diamanti gjatë një vizite në London.
Çifti, i cili u përfol për herë të parë si i lidhur në gusht 2025, aktualisht ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas fotove të publikuara nga “The Sun”, ata janë parë duke u puthur në publik për herë të parë, pas një takimi në hotelin ku po qëndronte aktorja.
Në pamje, Zoë Kravitz shfaqet me një unazë të madhe diamanti në gisht, detaj që ka nxitur menjëherë zëra për një fejesë të mundshme.
Burime pranë çiftit kanë deklaruar se ata duken shumë të afërt dhe të dashuruar, ndërsa Harry Styles është përshkruar si shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj partneres së tij.
Sipas të njëjtave raportime, ai e shoqëroi deri te makina dhe e puthi përpara se ajo të largohej, ndërsa aktorja u pa e buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
Madje, spekulohet se një propozim mund të ketë ndodhur gjatë festimeve të Vitit të Ri në Barbados, ku çifti thuhet se kaloi disa ditë së bashku.
Këto zhvillime vijnë në një moment kur Harry Styles ka folur publikisht për reflektimet e tij mbi të ardhmen, duke përmendur se ka menduar seriozisht për jetën personale, sidomos pasi disa nga miqtë e tij të afërt janë martuar së fundmi.