Të paktën 300 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, është bilanci i një incidentit të ndodhur në Vigo, të Spanjës. Koncerti i reperit Rels B mbi një urë përgjatë bregdetit galician, ka rrezikuar të shndërrohet në një tragjedi, pasi këngëtari ka ftuar publikun të hidhet nga vendi. Struktura nuk ka mbajtur dhe spektatorët kanë rënë në det. Policia ka ndërhyrë edhe nga ajri, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima.