Aktualitet

1 kg qershi 3 mijë lekë, sa ndihma e qeverisë për pensionistët! Tregtari: Janë të importuara!

Ndonëse jemi në stinën e frutave dhe të perimeve, tregjet në Tiranë duket sikur nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Cmimet janë aq të larta, saqë blerja nuk justifikohet.  Sot të blesh 1 kg qershi, 1 pjeshke dhe 1 kg bamje, duhet të paguash 50 mijë lekë të vjetra.

Konkretisht, 1 kg qershi sot kushton 3 mijë lekë të reja, kurse një kg bamje 1200 lekë të reja. Janë vlerat më të fundit të çmendur në tregun e fruta perimeve në Tiranë .Nga monitorimet vërehet se për të blerë 1 kg pjeshke, qershi dhe bamje duhet të shpenzosh minimalisht 2850 lekë, dhe maksimalisht rreth 4890 lekë të reja.

Gazetarja: 25 mijë lekë qershia?
Tregtar: Është mall i importuar

Në vëzhgimin e Report Tv, 1 kg qershi varion nga 1200 lekë të reja kur tregtarët thonë se është prodhim vendi, deri 2990 lekë për prodhim importi E njëjta gjë ndodh me pjeshkat, produkt që aktualisht importohet dhe në tregjet e Tiranës kushtojnë nga 600 deri në 700 lekë/kg.

Ndërsa bamjet i gjen nëpër markete nga 950 lekë deri në 1200 lekë një kilogramë. Por çmimet janë tejet të larta edhe për produkte të tjera siç janë kumbullat jeshile të vendit që nëpër tezga shiten 250-300 lekë, ndërkohë që prej më shumë se 1 javë tregu është furnizuar me to.

Ndërsa çmimi për kumbullat e zeza që blihen nga importi arrin deri në 900 lekë një kilogramë.

Gazetarja: Sa kushtojnë kumbullat e zeza?
Tregtari: Kumbullat 8 mijë lekë, nektarina është 10 mijë lekë

Këto shifra janë thuajse të papërballueshme nëse marrim në konsideratë që më shumë se 66.1% e shqiptarëve të punësuar, marrin më pak se 2300 lekë në ditë, dhe nga ana tjetër vetëm 6.2% e të punësuarve në vend kanë pagën ditore mbi 4600 lekë.

Pyetja që ngrihet për institucionet në vend është nëse janë kryer kontrolle për të ndaluar abuzime të tilla??

Më të lirat
1200 L/kg qershi
950 L/kg bamje
700 L/kg pjeshka
Total 2850 lekë

Më të shtrenjtat
2990 L/kg qershi
1200 L/kg bamje
700 L/kg pjeshka
Total 4890 lekë