Celebrities Gossip Showbiz

100 ditë “BBV3”, sonte produksioni komunikon lajmërimin e rëndësishëm për finalen e madhe!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e djeshme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast tashmë është koha që të zbulohet edhe nata e madhe e finales. Në prime-n e sotëm do të komunikohet për banorët ashtu edhe për të gjithë shikuesit data e finaljes së madhe të këtij edicioni, nata ku do të shpallet fituesi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët e Big Brother VIP, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj janë duke darkuar me banorët. Teksa Egla i ‘kritikoi’ se pse nuk ka hyrë një burrë ‘për së mbari’ në këtë edicion, Ledioni e pyeti aktoren për të dashurin, por ajo tha se nuk do e merrni vesh kurrë.