Love & Sex

5 shenjat që tregojnë se ke nevojë për pak pushim nga njohjet e reja

Shpeshherë kur jemi shumë të ngarkuar në punë themi se jemi lodhur dhe kemi nevojë për disa pushime, por a e dini se e njëjta gjë mund të ndodhë dhe si rezultat i të qenurit gjithmonë në kërkim të njohjeve të reja dhe daljeve të shumta me njerëz të rinj? Fatmirësisht, ka disa mënyra se si ne mund ta kuptojmë se kur kemi nevojë për një pushim dhe nuk është aspak turp të marrësh pak kohë për veten, pasi ndihmojmë veten tonë.

“Ndodh gjithmonë”, u shpreh Susan Trambetti, eksperte e takimeve në çift. Ndërsa, Amira Johnson një terapiste për çështjet e grave shton se:

Fola me një grua dje e cila kishte shkuar në 100 takime për të njohur djem të rinj, sepse mendonte se kështu mund të rriste shanset, dhe përfundoi duke qarë tek mua se sa e lodhur ishte nga gjithë ato njohje të reja. Nuk është e nevojshme të shkoni në 100 takime për të ndjerë se keni më shumë shpresa dhe mundësi. Ndërkohë që prezantoni vetveten dhe përpiqeni të kuptoni se në çfarë pike mund të shkoni me personin tjetër, dhe ta ribësh këtë gjë nga e para me këdo që del fillon të të mos duket më interesante dhe të të mërzitet.

Nëse dhe ju e gjeni veten në një situatë të tillë, lexoni 5 shenjat e mëposhtme për të kuptuar nëse keni nevojë për një pushim nga njohjet e reja.

1.Ke filluar të humbasësh shpresën

Nëse ke filluar të ndihesh i/e rënë emocionalisht dhe je zhgënjyer nga takimet e mëparshme dhe je gati të heqësh dorë tërësisht, kjo është me shumë mundësi një shenjë që të duhet një shkëputje nga takimet. Johnson shpjegon se:

Të humbasësh shpresën është shenja e parë e të pësuarit lodhje. Kjo mund të çojë deri në të menduarin se do të ngelësh beqar/e përgjithmonë, ose se nuk do të gjesh kurrë dashurinë, kështu që pse të shqetësoheni? Nëse ndjeni se po dilni në takime vetëm për hir se duhet ta bëni, dhe nuk jeni të përfshirë me zemër totalisht, më mirë mos e bëni fare.

2.Po ju ndikon në shëndetin mendor

Edhe nëse nuk e keni humbur ende shpresën, por ndiheni pesimist dhe nuk ndiheni më entuziast është shenjë e cila ju tregon se duhet të merrni pak kohë për veten tuaj.

Merr pak pushim nga takimet kur ndiheni të hidhur dhe negativë në vetvete, do të kaloni një takim jo të mirë nëse nuk jeni pozitivë. E njëjta gjë, nëse takimi ju shkakton stres apo ndikon në gjendjen tuaj mendore, dhe e gjen veten të stresuar apo në depresion dhe ndjeni se po ju ulet vetbesimi. Atëherë është koha të merrni një pushim të shkurtër.

3.Fillon të lësh veten pasdore

Nëse e ke “konsumuar” veten me lënien e takimit të radhës ti po neglizhon kohën që të duhet për veten tënde dhe ka ardhur koha që të merresh më shumë me të.

Beqarët të cilët po krijojnë lidhje të reja duhet të sigurohen që po kalojnë kohë dhe me veten e tyre. Të kuptosh se je i/e plotë dhe vetëm do të të ndihmojë të kujdesesh për veten dhe gjatë kohës që je duke njihur dikë ose je në një lidhje. Nuk është turp të marrësh kohë për t’u kujdesur për veten tënde. Lëreni telefonin mënjanë, bëni maska në kushte shtëpie, shihni një serial të ri. Lejojeni veten të marrësh kohën që të takon!

4.Po i vuan shumë refuzimet

Nëse i merrni refuzimet personale dhe i lejoni që ato të ndikojnë tek ju , mund të jetë një shenjë që keni nevojë të qëndroni pak vetëm.

Takime të “shëndetshme” janë ato takime që ku kupton se do të kesh dhe refuzime, por mund t’i përballosh pasi e njeh veten dhe ke besim te ajo çfarë ti ofron dhe tek vlerat e tua. Nëse refuzimet po të ndikojnë për keq, është plotësisht në rregull të presësh për të rifituar vetbesimin tënd. Për më tepër që refuzimet nuk janë gjithmonë personale, si një eksperte, mund të them se rrallë herë është faji juaj nëse dikush nuk është i interesuar. Njerëzit me të vërtetë e vuajnë kur dikush nuk i jep një mundësi të dytë dhe për këtë fajësojnë veten. Por nuk është faji i tyre. Personi me të cilin dilni në takim mund të ketë probleme të tjera, duke përfshirë këtu dhe faktin që mund të mos jenë gati për të gjetur dashurinë dhe pse mund të mendojnë që janë.

5.Nuk po argëtohesh

Një nga shenjat më të dallueshme kur keni nevojë për pushim është të mos argëtohesh.

Kur të duhet një pauzë, ke tendencën të vraposh në drejtimin tjetër. Njohjet e reja fillojnë bëhen të mërzitshme dhe nuk ke më dëshirë të vazhdosh.