Celebrities Gossip Showbiz

“A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me fëmijë?”/Semi Jaupaj jep përgjigjen epike!

Së fundmi ish-konkurrentja e “Big Brother Vip” dhe këngëtarja e njohur Semi Jaupaj ka patur një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram, ku u ka krijuar mundësinë fansave ta pyesin atë rreth gjithçkaje nëpërmjet një “Ask Me A Question”. Ajo që ra në sy ishte pyetja e njërit prej tyre teksa iu drejtua Semit duke i thënë:

A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?

Semi i është përgjigjur me sportivitet e me nota humori kësaj pyetjeje duke shprehur se:

Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala.

Sjellim në vëmendje se artistja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Semi ka shprehur se nuk ka asnjë mundësi rikthimi për ata të dy, sepse kishin 8 vite bashkë dhe kur vendosën t’i jepnin fund lidhjes, ishin të sigurt për atë që po bënin.

Rikujtojmë se teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Semi duke biseduar me Einxhelin ka deklaruar se ka një djalë jashtë shtëpisë që e pëlqen. Tekstualisht Semi ka thënë këto fjalë:

E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh. Unë mendoj që e ka parë, thjesht e pëlqej, nuk është se ka ndonjë gjë… do kisha qejf ta shihja.