Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Adriana Lima shkëlqen me barkun e rrumbullakosur në sfilatën e stilistit Alexander Wang!

Në muajin shkurt supermodelja e njohur Adriana Lima dha lajmin e bukur se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë me të dashurin aktual, producentin e filmave, Andre Lemmers. Njoftimin e ëmbël Lima zgjodhi ta bënte përmes një videoje të shkurtër në TikTok. Në video shfaqeshin klipe të ndryshme të Lemmers duke e frikësuar atë, përpara se ajo të ndryshonte rolet dhe ta befasonte me lajmin se një bebe është rrugës. Ndërkaq, së fundmi bukuroshja ka postuar një video tjetër në Instagram teksa zbulon edhe gjininë e fëmijës. 

Ndërkaq, së fundmi bukuroshja ka shfaqur barkun e rrumbullakosur ndërsa po ecte në pasarelë për shfaqjen e Alexander Wang, “Fortune City” në Los Angeles. Ish-modelja e Victoria’s Secret, kishte veshur një fustan të zi të hapur në pjesën e barkut, kombinuar me çizme mbi gju. 40-vjeçarja kishte vendosur një buzëkuq të errët kombinuar me një palë vath të artë. Nuk ka dyshim që Adriana në çdo dalje të sajën duket rrëzëllitëse. Nuri i shtatzënisë e ka bërë atë akoma më të bukur.

Sjellim në vëmendje se Lima ka edhe dy vajza, Valentina, 12-vjeçe dhe Sienna, 9-vjeçe me ish-burrin Marco Jarić. Super ylli brazilian nuk ishte i vetmi emër i madh në pasarelën e Wang. Amelia Hamlin gjithashtu mori pjesë, si dhe ish-modelet Alessandra Ambrosio dhe Candice Swanepoel.