Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Në pritje të fëmijës së saj të tretë, Adriana Lima zbulon gjininë me një video emocionuese!

Në muajin shkurt supermodelja e njohur Adriana Lima dha lajmin e bukur se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë me të dashurin aktual, producentin e filmave, Andre Lemmers. Njoftimin e ëmbël Lima zgjodhi ta bënte përmes një videoje të shkurtër në TikTok. Në video shfaqeshin klipe të ndryshme të Lemmers duke e frikësuar atë, përpara se ajo të ndryshonte rolet dhe ta befasonte me lajmin se një bebe është rrugës.

Ndërkaq, së fundmi bukuroshja ka postuar një video tjetër në Instagram teksa zbulon edhe gjininë e fëmijës. Video shoqërohej në sfond nga kënga “Fantasy” e Jodie Comer dhe personazhe kishte Adriana-n me dy vajzat e saj, Valentina dhe Sienna, Andre, si edhe dy fëmijë të tjerë.

Video fillon kur të gjithë të pranishmit presin të zbulohet gjinia. Familja ka të shkruar pas “Boy or Girl” dhe vetëm pas disa sekondave, shpërthen tymi blu dhe i gjithë dekori ngjyroset me ngjyrën tipike të djemve. Pra siç e kuptuat, super ylli do të bëhet nënë e një djali.