Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Adriana Lima zbulon për të gjithë ju ‘sekretin’ e flokëve të saj plot shkëlqim!

Në muajin shkurt supermodelja e njohur Adriana Lima dha lajmin e bukur se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë me të dashurin aktual, producentin e filmave, Andre Lemmers. Njoftimin e ëmbël Lima zgjodhi ta bënte përmes një videoje të shkurtër në TikTok. Në video shfaqeshin klipe të ndryshme të Lemmers duke e frikësuar atë, përpara se ajo të ndryshonte rolet dhe ta befasonte me lajmin se një bebe është rrugës.

Ndërkaq, së fundmi 40-vjeçarja postoi një video tjetër në Instagram teksa zbuloi edhe gjininë e fëmijës. Video shoqërohej në sfond nga kënga “Fantasy” e Jodie Comer dhe personazhe kishte Adriana-n me dy vajzat e saj, Valentina dhe Sienna, Andre, si edhe dy fëmijë të tjerë.

Adriana Lima përherë është e kuruar në daljet e saj publike dhe flokët e saj marrin gjithë vëmendjen. Super ylli ndërkaq ka zbuluar sekretin e flokëve të saj të shëndetshëm plot shkëlqim. Përbërësi gjendet në kuzhinë dhe është avokado. Ndërkaq, Lima u shpreh se:

Unë gjithmonë vendos pak avokado në maskë ose në balsamin e flokëve dhe ju garantoj se do të jenë më të ndritshme se kurrë. Avokado nuk ka erë të fortë, kështu që nuk do të ndjeni një aromë të çuditshme në flokët tuaj.

Rikujtojmë, se së fundmi bukuroshja ka shfaqur barkun e rrumbullakosur ndërsa po ecte në pasarelë për shfaqjen e Alexander Wang, “Fortune City” në Los Angeles. Ish-modelja e Victoria’s Secret, kishte veshur një fustan të zi të hapur në pjesën e barkut, kombinuar me çizme mbi gju. Adriana kishte vendosur një buzëkuq të errët kombinuar me një palë vath të artë. Nuk ka dyshim që Adriana në çdo dalje të sajën duket rrëzëllitëse. Nuri i shtatzënisë e ka bërë atë akoma më të bukur.