Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Aktori i njohur është i dashuri i ri i Dua Lipës?!

Dua Lipa dha një koncert fantastik në Madrid mbrëmë në kuadër të “Nostalgia Ultra Tour” dhe për disa orë u bë mbretëresha e kryeqytetit spanjoll. Megjithatë, askush nuk e priste atë që ndodhi pas koncertit. Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Dua Lipën e shoqëruar nga aktori Aron Piper pas performancës së saj në një klub nate në Madrid. Piper u bë i famshëm për rolin e tij si Ander në serialin e suksesshëm ‘Elite’, një shfaqje televizive spanjolle e gjigandit ‘Netflix’.

Së bashku dhe të dashur, të dy artistët vazhduan festën në një klub nate në Madrid, duke shijuar kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit. Imazhet ilustrojnë një qëndrim shumë të dashur mes aktorit 25-vjeçar dhe interpretueses 26-vjeçare të hiteve globale si ‘Cold Heart’, ‘New Rules’ dhe ‘Break my Heart’.

Para pak kohësh Aron Piper ka përfunduar lidhjen me modelen katalanase Jessica Goicoechea. Megjithatë, Dua Lipa dhe Piper nuk kanë një konfirmim zyrtar për një lidhje zyrtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Por ka diçka që na konfuzon pak sepse kur diva e muzikës pop, Dua Lipa ndodhej në Itali për turin e saj “Future Nostalgia” mes personave që e shoqëronin ishte edhe drejtori i markës Valentinto, Yigit Turhan. ‘Daily Mail’ hodhi dyshimet se dyshja mund të jenë më shumë se thjesht miq dhe i ka fotografuar ata bashkë në Portofino.

Dua dhe Yigit shfaqeshin duke bërë selfie të dy bashkë dhe dukeshin shumë të afërt megjithatë asgjë nuk është ende konkrete nëse kemi një lidhje të re dashurie apo thjesht miqësi. Kujtojmë që Dua vetëm pak kohë më parë u nda nga i dashuri i saj Anwar Hadid dhe së fundmi bukuroshja dha një intervistë ku dhe foli rreth ndarjes nga modeli. 26-vjeçarja theksoi se tani është e përqendruar tek vetja.