Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur Julia Roberts poston foton e ëmbël me bashkëshortin me rastin e 19-vjetorit të martesës së tyre!

Aktorja e njohur e “Hollywood”-it, Julia Roberts, së fundmi ka postuar një foto krah bashkëshortit të saj prej gati dy dekadash, Daniel Moder.  Ylli i “Pretty Woman”, 53 vjeçe, ndau një ‘selfie’ shumë romantike në llogarinë e saj në “Instagram” me rastin e përvjetorit të 19-të të martesës. Ajo shkroi krahas fotos:

19 vjet. Sapo kemi filluar.

Daniel Moder, 52 vjeç, u takua me aktoren në fillimet e vitit 2000 në xhirimet e filmit “The Mexican”, në kohën kur ai punonte si kineast. Dyshja u martuan në Taos, Meksikë, më 4 korrik të vitit 2002 dhe së bashku kanë sjellë në jetë tre fëmijë.

Në vitin 2018, Roberts u pyet më shumë për të zbuluar disa nga detajet e jetës së saj private si dhe për dashurinë që ka për Moder. Aktorja e quajti atë një qenie njerëzore të mrekullueshme duke shtuar se argëtohen shumë së bashku. Julia është e njohur për paraqitjet e saj në filmat si: “Notting Hill”, “The Pelican Brief”, “Mystic Pizza”, “Eat, Pray, Love”, etj.