Gossip Showbiz

Aktorja e njohur rrëfen një moment jo të mirë të jetës së saj: “Nuk më ka pëlqyer fytyra ime”!

Aktorja e famshme Eva Mendes është shumë e bukur, por ajo nuk e mendon diçka të tillë, ose të paktën nuk e ka menduar në fillimet e karrierës së saj si aktore. Së fundmi artistja ka vendosur të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë veten e tyre.

47-vjeçarja ka vazhduar rrëfimin e saj duke shprehur se kur ka qenë thjesht 26-vjeçe ndihej shumë keq, nuk i pëlqente fytyra dhe e kritikonte shpesh pamjen e saj.

Sapo hasa në një fotografi nga një film që ishte gati 20 vjet më parë. Mbaj mend që pashë atë foto në atë kohë dhe mendova se fytyra dhe struktura e kockave dukej e çuditshme…e dini, gjithë ato pasiguri që një 26-vjeçare mund të ketë.

Nga ana tjetër, kjo gjë e ka forcuar dhe e ka bërë të reflektojë e ta pranojë veten ashtu siç është. Ajo tha më herët se ndërsa po shkon drejt të 50-tave, po ndihet krenare që po plaket.

Faleminderit Zotit që po plakem. Kjo do të thotë që jam akoma këtu. Unë do të bëhem 48-vjeçe shpejt dhe jam mirënjohëse çdo ditë që jam duke u plakur.

Rikujtojmë, se pas 6 vitesh mungesë, Eva Mendes paralajmëroi se do t’i rikthehej aktrimit. 46-vjeçarja ndau lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj.