Showbiz

Eva Mendes i rikthehet aktrimit?!

Pas 6 vitesh mungesë, më në fund Eva Mendes ka paralajmëruar se do t’i rikthehet aktrimit. 46-vjeçarja ndau lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj.

Aktorja bukuroshe amerikane u shpreh për ‘The Sunday Morning Herald’: “Unë duartrokas për ato gra që mund t’i bëjnë të gjitha, por nuk jam një prej tyre. Kam bërë zgjedhje për të mos punuar dhe e kuptoj sa me fat jam që është edhe një zgjedhje e imja. Jam e lumtur që kam patur mundësi të qëndro me vajzat e mia, por tani që ato janë rritur unë kam filluar të ndjej sikur ambicia ime po kthehet, më ka lindur sërish dëshira për të aktruar”.

E çfarë në fund të fundit është me e rëndësishme se familja? Mendes u shkëput nga aktrimi në vitin 2014 për t’iu përkushtuar familjes së saj, bashkëshortit Rayan Gosling dhe dy vajzave të saj të vogla 6 dhe 4-vjeçe.

Mesa duket tani ajo është gati dhe më energjike se kurrë për të dhënë maksimumin në rolet e saj të ardhshme, që padyshim do jenë të suksesshme.