Bota Tech

Amazon shkurton qindra vende pune!

Amazon ka njoftuar shkurtime të vendeve të punës që do të prekin qindra punonjës. Shërbimet e Uebit të Amazon (AWS) po rriten dhe tani përbëjnë 14% të të ardhurave totale të Amazon. Kompania tha se shkurtimet e fundit të vendeve të punës ndikojnë në disa qindra role në shitjet, marketingun dhe shërbimet globale.

“Këto vendime janë të vështira, por të nevojshme, pasi ne vazhdojmë të investojmë, punësojmë dhe optimizojmë burimet për të ofruar risi te klientët tanë”,-tha një zëdhënës i AWS. Kompania tha gjithashtu se do të vazhdojë të punësojë dhe rritet, veçanërisht në fushat kryesore të biznesit’ duke shtuar se ka mijëra vende pune dhe po punon për të gjetur mundësi të brendshme për punonjësit, rolet e të cilëve preken.

Amazon tha se shkurtimet do të ndikojnë në operacionet e saj në mbarë botën, megjithëse shumica e roleve të AWS janë në qytetin e saj të lindjes, Siatëll. Kompania tha se punonjësit me bazë në SHBA do të marrin paga dhe përfitime për të paktën 60 ditë, ndihmë në gjetjen e një pune tjetër dhe akses në përfitimet shëndetësore.

Amazon ka hequr dorë së fundmi nga blerja e planifikuar prej 1.4 miliard dollarësh të kompanisë së fshesave robotike, iRobot, pas kundërshtimit të BE-së ndaj marrëveshjes. Bëhet e ditur se, Amazon do t’i paguajë një tarifë prej 94 milionë dollarëve iRobot, e cila menjëherë ka njoftuar se do të largojë nga puna shefin ekzekutiv dhe 31% të fuqisë së saj punëtore.

Të dy kompanitë në një deklaratë të përbashkët njoftuan se marrëveshja e tyre nuk kishte rrugë të hapur drejt miratimit rregullator në BE. “Pengesat e panevojshme i dekurajojnë sipërmarrësit, të cilët duhet të jenë në gjendje ta shohim blerjen si rrugë drejt suksesit dhe kjo dëmton si konsumatorët ashtu edhe konkurrencën”,-tha këshilltari i përgjithshëm i Amazon, David Zapolsky.