Bota Tech

Aplikacioni që po mashtron të rinjtë në rrjetet sociale!

Autoritetet greke janë duke kërkuar “kokat” e një skeme të mirëfilltë piramidale që ka përpirë të ardhurat e më shumë se 10 000 të rinjve përmes përdorimit të rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për aplikacionin e ndërtuar nga kompania “Wind Media” me bazë në Singapor, i cili ofron të ardhura me shumë se 700 euro në muaj vetëm nëse bën “like” apo “share” në rrjetet sociale. Në fakt, hilja e aplikacionit qendron në faktin se për t’u berë pjesë e lojës, çdokush duhet të paguajë në fillim rreth 600 euro dhe më pas do të mund të fitojë të ardhura.

Por, pas disa muajsh, kompania filloi të mos u paguajë paratë e premtuara të rinjve që ishin futur në skemë duke bërë kështu që të zbulohet mashtrimi. Dyshohet se në këtë skemë janë përfshirë më shumë se 10 mijë të rinj grekë dhe shumë të tjerë nga rajoni. Skema të tilla mashtrimi janë tepër të njohura, sidomos me përhapjen e rrjeteve sociale, prandaj çdokush duhet të bëjë kujdes nga premtimet për të të ardhura që vijnë lehtë dhe pa punuar.

Sjellim në vëmendje se përdoruesit e Instagram kanë vënë re se ikona e aplikacionit është bërë rastësisht shumë më e ndritshme. Por pse? E gjitha është pjesë e ribrendimit më të madh të Instagramit në vite. Instagram-i në pronësi të Meta-s ka zbuluar një identitet të ri vizual që përbëhet nga një tipografi e re dhe logo më të ndritshme. Ndoshta ndryshimi më i dukshëm është shenja e re e fjalëve, e përkthyer tashmë në shkronjat “Instagram Sans”.

Një varg përparimesh në kërkimet ndaj kancerit gjatë dekadës së fundit ka ndihmuar që normat e mbijetesës të rriten ndjeshëm. Por parandalimi i sëmundjes mbetet një pikë qendrore e rëndësishme për shkencëtarët. Zakonet që mbushin jetën tonë të përditshme, duke përfshirë përdorimin e telefonit, mund të ndikojnë në rrezikun e kancerit.