Celebrities Live From Tirana Sport

Arbër Sulstarova dhe pasioni i tij për tenisin! Ish-konkurrenti i “BBV” tregon se me kë nga banorët do të donte të kishte një duel!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “BBV”, Arbër Sulstarova për të na folur pak më shumë rreth tenisit, profesionit dhe pasionit të tij. Fakti që Arbëri ishte aq i qetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri a kishte të bënte me faktin se këtë gjë e ka të mësuar nga profesioni i tij?

Patjetër që po. Edhe në tenis duhet të jesh i qetë, deçiziv në gjërat e tua. Është sporti me më pak kontakt fizik, është paqësor, dashamirës, mund të jesh agresiv me veten dhe lojtarin në lojë por jashtë jeni shok. Unë fëmijën tim do ta çoja në futboll njëherë pastaj në tenis sepse edhe vet kam qenë në futboll njëherë, pastaj në basketboll dhe ngeca në tenis, isha i dedikuar. Sportet individuale i dashuroj. Futbolli është pak më kafshëror, vritesh dhe dëmtohesh. Të mbyllet karriera shumë shpejt. Mbaj mend babain që më thonte: “Por lëre çfarë e do futbollin.” Por e ndjek nga ekrani, jam fans i Juventusit edhe pse në këtë fazë nuk është aq mirë.

Sa e vështirë është të bëhesh profesionist në tenis?

Tenisi kërkon ta nisësh i vogël, është 90% thelbësore ta nisësh që i vogël, janë raste të rralla ata që e nisin vonë dhe ecin mirë. Në moshën 5-6 është idealja, nëse ke një pjesë të talentit duhet ta zhvillosh me punë, nëse nuk ke akoma me më shumë punë. Të fillohet fillimisht me stërvitje në grup që të mësosh sensin e konkurrimit pastat të stërvitesh individualisht. Në tenis ndeshja ime më e gjatë ka qenë 4 orë dhe e kam fituar.

Me kë nga banorët brenda shtëpisë së “BBV” do të doje të kishe një duel në tenis?

Me Ilir Shaqirin sepse Iliri ka luajtur më parë tenis dhe jashtë e kemi lënë të luajmë, do të ftojmë edhe banorët e tjerë. Do të luaja me kënaqësi me të sepse është dashamirës i tenisit.