Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Ardit Çuni zbulon gjithçka për TAR: “Dy vitet e fundit kanë qenë vitet më të mira të karrierës sime”!

Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Ardit Çuni. Arditi, ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë vitit të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në “Dancing with the Stars” e së fundmi po e shohim në rolin e opinionistit në “Big Brother Fan Club“. Por përveç këtyre arritjeve, Arditi ka qenë mjaft i suksesshëm në projekte muzikore, për të cilat ai shprehet kështu…

Tani i jam futur me kokë projekteve, sepse “Big Brother VIP” dhe “Dancing With The Stars” nuk më dhanë shumë hapësirë për të punuar në studio. Tani kam gjetur disa hapësira për t’u ushtruar dhe për të bërë disa projekte shumë të mira. Një sapo e kam nxjerrë dhe jam gati për të nxjerrë një tjetër. Kjo verë do të jetë plot me projekte dhe tani erdhi koha që unë të nxjerr disa këngë brenda vitit.

Si kanë qenë këto dy vitet e fundit për karrierën tënde?

Dy vitet e fundit kanë qenë vitet më të mira të karrierës sime, si në imazh, si në arritje, si  ë pjesën artistike, si në rritjen e audiencës. Kështu që jam shumë me fat që jam pjesë e familjes së madhe të Top Channel. Kam thuajse dy vite që bëj programet më të rëndësishme në televizion. Viti i kaluar u mbyll me pjesëmarrjen time në “Big Brother VIP” dhe spikata për pjesën time që i them gjërat me sinqeritet. Pas kësaj erdhi “Dancing With The Stars” që them se ka qenë gjëja më e bukur artistikisht që kam bërë ndonjëherë. Jam lodhur shumë, por e kam shijuar, dhe tani më mungon. Një projekt që u mbyll duke qenë një nga finalistët. Unë mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye dhe e kishte një arsye pse unë nuk e mora çmimin e madh.

Po në aspektin e projekteve muzikore?

Pas daljes sime nga “Big Brother” erdhi “Oj Dashni” me Çiljetën, që u bë hit dhe dëgjohet e këndohet gjithandej. Pas kësaj unë solla një tjetër këngë që e këndova në finalen e “BBV”, “Si ti” që u xhirua në Londër dhe që është një nga këngët më të dashura për mua sepse ai është Arditi i vërtetë. Pas kësaj do publikonim një këngë në verë por që u shty për shkaqe të ndryshme. Më pas solla një këngë që e prezantova tek “Kënga Magjike” dhe pati një renditje shumë të mirë. Për të ardhur pastaj tek kënga që sapo solla “Leje”, e cila duhet të kishte ardhur pak më herët në finalen e “Dancing With The Stars” por që nuk ia dolëm dot. Më pas do të kemi dhe dy projekte të tjera. Mund të them që ka qenë një vit i kënaqshmëm. 

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Leje” ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.