Botë e Çuditshme Design

Arti unik i artistit brazilian, pemë në vend të flokëve!

Urbanizimi dhe natyra mendohet se janë kontradiktore mes tyre, por nuk është gjithmonë kështu. Ndonjëherë, nëse vë në punë imagjinatën, të dyja mund të kombinohen dhe të formojnë një bashkëpunim shumë unik. Si në rastin e punës së artistit brazilian Fabio Gomes Trindade, i cili bën murale duke shfrytëzuar pemët si flokë të personazheve që vizaton.

Punët e tij janë bërë virale në rrjetet sociale. Ne ndërkohë ju prezantojmë me disa prej tyre:

1.
2.
3.
4.
5.

Ai prej disa kohësh realizon vepra arti në malet e Zvicrës. Së fundmi, ju rikujtojmë se artisti francez i graffiti-t, Saype ka realizuar një pikturë gjigante në shpatin e një mali në Moleson, Zvicër me qëllimin për t’iu dhënë një tjetër këndvështrim të tjerëve për jetën. Piktura në fjalë është një djalosh i vogël, i ulur teksa i fryen një bërësi flluskash, por në këtë rast këto të fundit janë zëvendësuar me re.

Rezulton se, me talent të mjaftueshëm, edhe guri mund të shndërrohet në diçka kaq delikate si një pendë. Disa artistë janë tepër të mirë në punën e tyre sa që skulpturat e tyre duken aq realiste sa do të duhet t’i prekni për t’u siguruar që nuk janë.

Rrjetet sociale janë bërë gjithnjë e më shumë një hapësirë për artistët të cilët mund të publikojnë pa shpenzime veprat e tyre, me mundësinë për t’u admiruar nga e gjithë bota. Kështu, nëse e keni humbur artin e tij, artisti kanadez Alex Witcombe, ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram ku publikon skulpturat e veçanta prej druri.