Celebrities Showbiz

Ashley Olsen shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq pas 2 vitesh!

Ashley Olsen mori pjesë në një event në datën 23 Shtator, për organizatën jofitimprurëse të drejtuar nga babai i të dashurit të saj, Louis Eisner. Ashley u shfaq me stilin e saj tërheqës në një event pas një kohe të gjatë. Aktorja 35-vjeçare, parakaloi në tapetin e kuq për 20 vjetorin e “The Maybourne Beverly Hills”. Të ftuar special në këtë event ishte organizata jofitimprurëse “Young Eisner Scholars”, e angazhuar për të mbështetur studentë dhe për t’u siguruar të ardhura, gjithashtu për të lehtësuar aksesin e tyre në shkollën e mesme, kolegj dhe më gjerë. Themeluesi i “YES” është ish-presidenti i kompanisë, David Geffen Eric Eisner, i cili është babai i të dashurit të Ashley, Louis Eisner.

Për natën e madhe, Ashley ishte e veshur e gjitha në ngjyrë të zezë, ku duket vetëm një pallto e gjatë në të cilën mbizotëronte kjo ngjyrë. Kryetari ekzekutiv i “Walt Disney Company” Bob Iger dhe gruaja e tij, gazetarja Willow Bay, ishin gjithashtu të ftuarit e nderit në këtë event.

Ashley u pa më herët në tapetin e kuq në maj të vitit 2019 për “Met Gala”, kur ajo dhe motra binjake Mary-Kate Olsen veshën lëkurë në ngjyrë të zezë në natën më të rëndësishme të industrisë së modës. Në përputhje me temën “Kampi”, Ashley ishte veshur me një fustan të gjatë lëkure ndërsa motra e saj zgjodhi një vishte një xhaketë lëkure dhe një fund të gjatë në ngjyrë të zezë në po të njëjtin material.

Dy yjet, të cilat kanë tendencën të shmangin vëmendjen, gjithashtu kaluan në tapetin e kuq së bashku në prill të vitit 2019 për “Met Gala” në qendrën Lincoln në New York. Këtë herë, Ashley kishte veshur një kostum të gjerë në ngjyrë të bardhë dhe taka të zeza, ndërsa si aksesor mbante një çantë në ngjyrë të zezë. Motraj e saj, Mary-Kate zgjodhi të vishte një pallto të zezë të gjatë dhe taka në ngjyrë të kuqe me print gjarpri.

Sa i përket jetës dashurore të yllit, Ashley dhe Louis janë takuar para shumë vitesh. Edhe pse ai dhe artistja 33-vjeçare nuk bëjnë shpesh dalje publike si çift, ata u fotografuan duke darkuar së bashku, në një darkë romantike në restorantin “NYC Balthazar” në muajin korrik.