Celebrities Health & Beauty

Bukuria e Victoria Beckham vjen nga zogjtë!

Kur bëhet fjalë për bukurinë dhe fytyrën, ne mund të provojmë çdo gjë. Kryesisht femrat e kanë pikë të dobët dhe i kushtojnë shumë rëndësi.
Victoria Beckham zbulon për të gjithë maskën më të mirë për lëkurën, por nëse sheh recetën, shumë pak njerëz do ta bënin.

Kur ka qenë në Japoni, gjëja që i ka bërë më shumë përshtypje ishte lëkura e pastër dhe e butë e grave japoneze dhe duhet të mësonte me patjetër sekretin e tyre.


Përbërësi magjik është glasë zogu.
Po po, mirë e lexuat!
Trajtimi me glasë zogu ndihmon lëkurën të ruajë butësinë dhe freskinë. që prej atij momenti, Victoria nuk i është ndarë në asnjë moment kësaj maske.

Nuk mund ta besoni apo jo?! Edhe pse shumë e çuditshme si gjë, nëse Beckham e sugjeron, nuk mund ta anashkalojmë.