Bota

Camilla viziton bashkëshortin e saj Mbretin Charles në spital!

Mbretëresha Camilla ka vizituar mbretin Charles në spital, një ditë pasi ai iu nënshtrua operacionit në prostatë. Mbreti u shtrua në spitalin provat në Londër dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihet se sa do të qëndrojë atje por pritet të paktën deri në fund të kësaj fundjave.

Vizita e Mbretëreshës tek bashkëshorti i saj pasditen e kësaj të shtune raportohet të ketë zgjatur rreth tre orë. Përpara procedurës Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, vizitoi Princeshën e Wells-it, e cila iu nënshtrua një operacioni abdominal në të njëjtin spital javën e kaluar. Plani që 75-vjeçari do t’i nënshtrohej një kurimi u njoftua nga Pallati mbretëror javën e kaluar. Ai udhëtoi të enjten nga Sandringham në Londër për të kryer operacionin.

Trajtimi mjekësor nuk është aq i rëndësishëm sa të kërkojë ndonjë ndryshim kushtetues për rolin e Mbretit si kreu i shtetit. Nuk do të ketë nevojë për këshilltarë të shtetitqë mund të qëndrojnë kur një monark është i sëmurë rëndë.

Mbreti Charles III u shtrua në spital privat të Londër, për t’iu nënshtruar një operacioni të prostatës së zmadhuar. Në një deklaratë Pallati Mbretëror tha:

Mbreti u shtrua në një spital në Londër për trajtim të planifikuar. Madhështia e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre dhe është i kënaqur të mësojë se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik.