Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e detyroi modelen Emily Ratajkowski të mbyllte komentet në foton e saj të fundit në “Instagram”?!

Modelja bukuroshe Emily Ratajkowski ka ndarë në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto ku shfaqet duke mbajtur në krah vogëlushin e saj, Sylvester. Emily ka shkruar poshtë postimit:

Prag ditëlindjeje me partnerin e ëndrrave.

Ato që nuk munguan ishin komentet e shumta dhe kryesisht kritike të ndjekësve të saj të cilët e deturuan modelen të mbyllë komentet në foto. Fansat ishin të shqetësuar për mënyrën se si Emily po e mbante të voglin e saj.

Një foshnjë nuk është aksesor shtesë për Instagram. Nuk dua të bëhem si ato ‘policet e mamave’, por mënyra sesi Emily po mban fëmijën e saj në ato fotografi më jep ankth!

Çështja tjetër për të cilën fansat nuk ndaluan së gjykuari ishte se sa perfekt dukej trupi i modeles vetëm 3 muaj pas lindjes. Sipas shumicës, Emily duhet të promomovonte më shumë trupin normal që cilado nënë ka në të vërtetë pas lindjes.

Mundohem të mos jem Grinch-i këtu, por ka diçka që më bezdis. Nëse vendosni foto me bark tërësisht të rrafshët 10 ditë pas lindjes dhe e quani këtë “pozitvitet ndaj trupave”, është njësoj si të postoni një fotografi të miliona dollarëve dhe ta quani “pozitivitet ndaj suksesit”. Kjo mund të jetë e vërtetë, por mund t’i bëjë njerëzit të ndihen keq që nuk kanë atë fat, prandaj sikur të mos i postonit? A mund ta përdorim Instagramin për t’u përpjekur t’i bëjmë njerëzit të ndihen më të përfshirë dhe jo keq me veten dhe trupin e tyre?