Health & Beauty Lifestyle

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse reçipetat nuk ju përshtaten…

Çdo grua që ka provuar ndonjëherë të gjejë një palë reçipeta perfekte, me siguri e di se sa lloje dhe opsione ka në treg. Megjithëse, pavarësisht zgjedhjeve të shumta, shumë gra në mbarë botën veshin madhësinë e gabuar të reçipetave. Mbajtja e vazhdueshme e reçipetave të papërshtatshme mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj.

“Bright Side” zbulon se si saktësisht një palë reçipeta ndikon në shëndetin e grave…

1. Dhimbje shpine, qafe dhe gjoksi

Studimet thonë se reçipeta me masë të gabuar mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore. Më të përhapurat janë dhimbjet e shpinës, qafës dhe gjinjve. Reçipetat e vendosura keq dështojnë në sigurimin e mbështetjes së mirë dhe shkaktojnë presion të tepërt të rripit, i cili mund të çojë në qëndrimin e gabuar të trupit dhe si rezultat, dhimbje në pjesë të ndryshme të bustit.

2. Dhimbje koke

Presioni shtesë i shkaktuar nga një reçipetë e vogël mund të çojë gjithashtu në dhimbje koke. Nëse reçipeta nuk përshtatet siç duhet, pesha e gjinjve i shtrin rripat e reçipetave dhe ushtron presion shtesë mbi shpatullat, gjë që mund të shkaktojë dhimbje qafë dhe dhimbje koke. Masa e duhur e reçipetave ka treguar nga praktika se rregullon në mënyrë efektive problemin e dhimbjes së kokës.

3. Deformim i shpatullave

Presioni i rripit të reçipetave mund të shkaktojë gjithashtu një “defekt të rripit të reçipetave”. Kur reçipeta nuk arrin të sigurojë mbështetje të mirë, pesha e tepërt bën që rripat e reçipetave të ngjiten në shpatullat tuaj. Studimet thonë se veshja afatgjatë e një reçipete të vogël ushtron aq shumë presion në indet e buta të shpatullave saqë mund të shkaktojë deformim.

4. Problemet e lëkurës

Reçipetat që janë shumë të mëdha, përkundrazi, mund të mos ofrojnë mbështetje të mjaftueshme, duke shkaktuar dëmtim të lëkurës së gjoksit. Studimet kanë treguar se deformimi i gjirit i shkaktuar nga graviteti shkakton shtrirjen e lëkurës në pjesën e sipërme të gjinjve.

Sa i përket vajzave që kanë komplekse pasi gjoksi i tyre është i vogël ne ju themi dhe ju bindim që nuk duhet të jetë aspak ashtu. Shpesh herë ndihemi të pasigurta dhe jemi mësuar se gjinjtë e mëdhenj janë më të bukur, por në të vërtetë nuk është plotësisht e tillë. Nëse nuk e dinit, gjinjtë e vegjël cilësohen si të lezetshëm pasi nuk të trembin dhe e di se çfarë të pret. Nga ana tjetër mund të vishni çdo gjë, që prej bluzeve të ngushta e deri tek ato me dekolte. Edhe nëse zbuloheni nuk e teproni asnjëherë, nuk dukeni kurrë vulgare apo që të ndiheni në siklet.

Gjinjtë e vegjël janë elegantë, komodë dhe shumë praktikë. Një armë e fortë e tyre janë thithkat, të cilat vihen re më shumë në gjinjtë e vegjël dhe kjo është tepër sensuale për një mashkull. Për më tepër e keni të thjeshtë të rrini pa reçipeta, nuk keni pse të sikletoseni me to. Nëse keni gjinjtë e vegjël duhet të ndiheni mirë me veten pasi ju ndihmon dhe me posturën, si dhe i reduktoni vetes dhimbje të kurrizit për shkak të peshës që kanë gjinjtë e mëdhenj. Gjithashtu nuk keni pse të shqetësoheni që me kohën do t’ju varen dhe duken jo të këndshëm. Po ashtu nuk hasni problem gjatë kohës që bëni ushtrime në palestër apo vrap.