Celebrities Gossip Showbiz

Ç’paske qenë moj Dafina! Këngëtarja paralajmëron bashkëpunimin me reperin e njohur

Prej pak kohësh tanimë jemi në pritje  të bashkëpunimit mes Dafinës dhe Arilenës. Mirëpo, duket se Dafina nuk ka të ndalur këtë sezon dhe ka lajmëruar se do të vijë me një bashkëpunim tjetër këtë herë me një reper. Ai nuk është pak i njohur për publikun, pasi shumë këngë të tija pëlqehen dhe marrin shumë klikime dhe bëhet fjalë pikërisht për Butën.

Këtë e ka bërë me dije vetë Dafina, e cila ka publikuar një Instastory ku shfaqet duke dëgjuar një këngë të reperit, teksa e shoqëron me hashtagun #DafinëMoj, njëkohësisht titulli i albumit që këngëtarja po lançon. Kështu Dafi na ka treguar se baskëpunimi mes tyre gjithashtu është pjesë e albumit.

Detaje të tjera nuk janë zbuluar ende, megjithatë ne po presim me padurim një bashkëpunim kaq interesant.

Ndërkohë kujtojmë se Dafina sapo ka lançuar këngën e saj më të re “Llafe llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe kënga ashtu siç pritej menjëherë u pëlqye shumë dhe numëron mbi 5 milion klikime.